Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Ambasadorët mbyllin sytë përballë aferave korruptive, SPAK drejtësi me regji të Ramës


Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar një konferencë me gazetarët ndërsa është shprehur se ambasadorët e huaj në vendin tonë, mbyllin sytë përballë aferave korruptive dhe sistemit të drejtësisë.

Meta deklaron se ky vend nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK.

Sipas Metës për ndërkombëtarët është gjë e bukur të jenë ambasadorë e diplomatë në vendin tonë, për shkak të ushqimit të mirë dhe klimës, duke shtuar se “ne i respektojmë miqtë”.

Nuk e di a ka ndonjë qëndrim të tyre lidhur me deklaratën skandaloze të kreut të SPAK, i cili publikisht ka deklaruar para të gjithë ndërkombëtarëve që kanë sytë në ballë se në këtë vend gjykatat vendosin se çfarë kërkon SPAK. Ky është një vend që nuk ka nevojë për gjykata, sepse do të duhet të certifikojnë vendimet e SPAK apo prokurorisë si institucion. Madje as personat që ndiqen s’kanë nevojë për avokat, pse të shpenzojnë para. Me këtë deklaratë ka asgjësuar gjykatat, avokatët, ka treguar atë nivel që ka dhe buron se është atje jo për shkak të integritetit, por është aty për t’i shërbyer Ramaformës. S’ka deklaratë në botë dhe fuqi në botë që e shplan deklaratën skandaloze të Dumanit”-tha kreu i PL-së.

Kreu i PL tha se partia e tij do ta kthejë drejtësinë në vend në shinat e kushtetutshmërisë.

“Ka një forcë politike si PL për fat ta mirë që do i japë fund këtij regjimi dhe që do kthejë drejtësinë në shinat e Kushtetutës. Diplomatë të BE që jeni në Tiranë, ndaj Ram a guxoi të vjedhë edhe lekët e IPARDIT se kishte garancinë se drejtësia e kapur prej tij s’do bënte hap para për të hetuar skandalet. Shkuan edhe për miqtë e kryerilindasit. Veliaj thirret në SPAK vetëm pas katër vitesh. Vodhe në Aferën e inceneratorit që nuk ekziston. Drejtësia bëri veprime fiktive vetëm pas protestave të zjarrta të qytetarëve për “5D”,. Kjo nuk ishte asgjë. Do të jetë më e rëndë ajo e “15 drejtoreshave”-deklaroi Meta