Vendosni fjalën kyçe....

Rezoluta për Srebenicën dërgohet në asamblenë e OKB-së


Drafti final i rezolutës për Srebenicën është dërguar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB dhe të gjitha misioneve të përhershme aty. Kjo projekt-rezolutë e hartuar nga një grup shtetesh, synon të njohë 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë.

 Por seanca e planifikuar për sot është shtyrë dhe do të mbahet në një datë tjetër brenda majit. Dy ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një seancë për Bosnje e Hercegovinën me kërkesë të Rusisë për të diskutuar situatën e sigurisë dhe rreziqet e cënimit të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

Seanca u mbajt në kohën kur Serbia, politikanët nga entiteti i Republikës Sërpska në Bosnje si dhe Rusia, po lobojnë kundër miratimit të rezolutës. 9 vjet më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së dështoi të miratonte një rezolutë për gjenocidin në Srebrenicë pasi Rusia vendosi veto.

 Por tashmë rezoluta do votohet në Asamblenë e Përgjithshme, ku nuk ka të drejtë të vetos. Pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, Beogradi dhe autoritetet në Republikën Sërpska mohojnë se në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë është kryer gjenocid, në një kohë që u vranë mbi 8000 burra ushtarët serbë.