Antidroga e Tiranës ka zhvilluar një operacion, përmes së cilit janë lëshuar 30 masa arresti me vendim gjykate. Deri tani mësohet se janë ekzekutuar 20 prej tyre. Ndërkohë 5 masa të tjera janë komunikuar në qeli, pasi ishin kapur më herët.
Bëhet fjalë për grup të organizuar që merrej me shitjen e lëndëve narkotike kokainë, heroinë dhe kanabis me hetimet që kanë nisur që në muajin janar.
I përfshirë në këtë grup është dhe Enea Sulejmani, i arrestuar më 22 mars në Rrugën e Kavajës në tentativë për t’iu larguar agjentëve të Antidrogës, pasi tentoi t’i përplasë me makinë. Kreu i Transportit Ndërqytetës, Sulejmani u ka me 1 kg kokainë në makinë ndërsa me të ishin edhe dy të tjerë Igli Begaj, Shkëlqim Osteni, të cilën ndodhen në burg.
Pjesë e këtij grupi akuzohet se ishte edhe efektivi i RENA-s, Ervis Shkurta. Ai akuzohet se bashkëpunonte me grupin që do shkëmbenin 1 kg kokainë dhe në momentin kur Sulejmani ka përplasur agjentët e Antidriogës, Shkurta ka njoftuar grupin tjetër që të largohet.
Ndërkohë Policia e Tiranës ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë. Janë vënë 20 persona në pranga, 10 në kërkim dhe 5 masa janë komunikuar në qeli. Policia ka sekuestruar 3.5 kg kanabis 50 doza heroinë, 100 doza kanabis.
NJOFTIMI I POLICISË
“Për të bërë prezent rezultat e tempulli e që u godit një grup që shpërndante kanabis, heroinë kokainë, në zona të ndryshëm të Tiranës afër shkollave dhe në lokale nate. Policia ka zhvilluar operacioni për goditjen e grupeve kriminale. Në vijim të operacioneve të zhvilluara në fushën e narkotikëve dh ën vijim të dy megaoperacioneve Tempulli 1 dhe ë, në muajin janar kanë referuar materialet në Prokurori. Pas një hetimi 4 mujor u siguruan priva ligjore për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 35 shtetasve. U organizua dhe u finalizuar faza 3 e tempullit, u vunë në pranga 20 persona, u ekzekutuan masat e siguresë arrest me burg të arrestuar më parë, si edhe vijon puna për kapjen e 10 shtesave të tjerë,. Gjatë operacionit u arrestuan 20 shtetas për të cilët është caktuar masa arrest me burg. U sekuestrua 3.5 kg kokainë, 50 doza heroinë, 100 doza kanabis, 27 telefonë celularë, 5 automjete”.