Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali: Reformën e kemi votuar të gjithë por ne me kokën lart e ju me kokën poshtë


Elisa Spiropali në fjalën e saj në seancën plenare, ka akuzuar opozitën për standardin e dyfishtë që tregon në lidhje me drejtësinë e re.

Spiropali shprehet se në protestën e paradites para bashkisë së Tiranë, i kërkoni SPAK arrestime dhe pasdite në rrugën e Shpresës e mallkoni SPAK dhe e quani organizatë kriminale.

Spiropali: Lundra juaj që po merr ujë, ka humbur dhe GPS. Paradite në revolucionin me orar në Bashkinë e Tiranë, ju i kërkoni SPAK të arrestojë Veliaj, në darkë në rrugicën e doktorit ju mallkoni SPAK i organizatë kriminale.

Për të mos folur për gardistët e kuq që shoqërojnë Berishën në dyert e SPAK dhe bërtasin “poshtë poshtë SPAK” dhe po të njëjtën gardistë të kuq bërtasin me të madhe “në burg qëni”.

Kujt ia shisni ju këtë standard në raport me drejtësinë. Që e kemi votuar me 140 koka, por ju me kokën poshtë dhe ne me kokën lart.

A kemi rënë dakord që duhet të kemi një sistem të drejtësisë që është bën drejtësi dhe nuk është i kapur nga politika.

Nuk ju akuzoj juve personalisht, madje nuk akuzoj as atë të penxheres. Ju po shqetësoni për alibinë e humbjes.

Ju dëshmoni në cdo fjalë që thoni, hendekun e madh që ekziston mes nesh dhe jush.