Vendosni fjalën kyçe....

Themeluesi i Binance dënohet me 4 muaj burg


Changpeng Zhao, themeluesi i shkëmbimit kryesor të kriptomonedhave në botë, u dënua të martën me katër muaj burg pasi u deklarua fajtor vitin e kaluar për akuzat se ai nuk arriti të frenojë pastrimin e parave përmes një programi.

Dënimi, i dhënë në një gjykatë federale amerikane në Seattle, është shumë më i lehtë se ai prej 3 vitesh i kërkuar nga prokurorët

Përpara seancës së dënimit të martën, Zhao, kërkoi falje për gabimet që bëri si kreu i Binance, shkëmbimi i kriptove që ai themeloi në 2017.

“Fjalët nuk mund të shpjegojnë se sa thellë jam i penduar për zgjedhjet e mia që më kanë sjellë para Gjykatës”, tha ai në një letër drejtuar gjyqtarit.

“Të jeni të sigurt se nuk do ndodhë më kurrë.”

Binance ra dakord të paguante më shumë se 4 miliardë dollarë gjoba si pjesë e një marrëveshjeje të bashkërenduar me qeverinë federale vjeshtën e kaluar. Kompania pranoi se ishte përfshirë në veprimtari kundër pastrimit të parave, transmetimit të palicensuar të parave dhe shkeljeve të sanksioneve.

Zhao, i cili është 47 vjeç dhe ka një pasuri personale prej gati 40 miliardë dollarë, sipas Bloomberg, pranoi të largohej nga posti i kreut të Binance dhe të paguante 200 milionë dollarë gjobë.