Vendosni fjalën kyçe....

Açka letër të hapur Ramës: Gazetarët shantazhohen dhe janë të ekspozuar ndaj arrogancës së pushtetit


Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik, Flutura Açka, i është drejtuar kryeministrit Edi Rama me një letër të hapur.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vetëm gjatë periudhës 2023-2024, ka pasur 30 raste të gazetarëve të cilët janë fyer, ku në disa raste ka qënë protagonist vet kryeminsitri.

Ajo shton se gazetarët shqiptar nuk kanë nuk kanë status mbrojtës të veçantë, intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lokalë, shantazhohen shpesh nga pushteti dhe janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

 

Postimi i plotë:

Zoti Kryeministër,

Në vitet 2023-24 ka mbi tridhjetë raste që gazetarët shqiptarë janë fyer dhe linçuar, në disa prej të cilave ju jeni protagonist.

Në Ditën Ndërkombëtare të Medias, ju jeni njeriu i fundit që mund të bëni moral për lirinë e fjalës dhe shtypit.

Gazetarët shqiptarë:

– nuk kanë status mbrojtës të veçantë që të jenë tërësisht të mbrojtur

– paguhen më së shumti nën dorë dhe një pjesë é tyre janë të pasiguruar

– diktohen nga shefat e tyre për vërtetësinë e lajmit dhe humbim vendin é punës nëse nuk binden

– u jepen kaseta të gatshme nga politika dhe u diktohet linja politike nga konjukturat politike

– nuk kanë asnjë siguri për vendet e punës prej mungesën së kontratave

– shantazhohen shpesh nga pushteti me të gjitja format é mundshme përmes drejtuesve dhe familjarëve

– intimidohen shpesh për t’u nënshtruar përmes favoreve shtetërorë qendrorë dhe lolalë

– janë pjesa e shqiptarëve më e ekspozuar nga arroganca e pushtetit dhe e politikës.

Si drejtuese Komisionit Parlamentar për Mjetet e Informimit Publik dhe si njeri i zejes së fjalës shpreh mbështetjen time të plotë ndaj gazetarëve shqiptarë, të drejtave dhe rolit të tyre të shenjtë në mbrojtje të fjalës së lirë.