Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Policia e Shtetit të forcojë rezultatet


Ministri i Brendshëm Taulant Balla bëri një apel për Policinë e Shtetit, që të rrisë e forcojë rezultatet me qëllim që të rritë besimin te publiku.

Deklaratën Balla e bëri në ceremoninë e rivarrimit të 5 ish-punonjësve të Policisë së Shtetit, me statusin “Dëshmorët e Atdheut”.

Jemi në vitin mbarëkombëtar të 80-Vjetorit të Çlirimit, ku Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, organizojnë këtë ceremoni rivarrimi në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, ku kanë rënë heorikisht në krye të detyrës e janë sot në altarin e kombit, duke përmbushur njëherësh, një detyrim ligjor që ishte harruar për të prehur në Varrezat e Dëshmorëve, këta heronj. I kemi bashkuar në një ditë, 5 Dëshmorët e Atdheut, pasi edhe procedurat për rivarrimin kanë qenë më specifike dhe sot jemi këtu në 26-vjetorin e rënies në detyrë të Lulzim Sadikajt, ndërsa nesër 11-vjetori i përkujtimit të dëshmorit Selman Lena dhe po ashtu edhe ditët në vijim edhe të dëshmorëve të rënë në detyrë të Zylfi Sulmataj, Qazim Duka dhe Edmont Çuka. Pasnesër përkujtojmë të gjithë Dëshmorët e Atdheut“, nënvizoi ministri Balla.