Kreu i PD-së Basha është shprehur kundër paktit PS-Rithemelim për një tryezë mbi reformën në drejtësi.
Ai tha se do ankohet për këtë gjë te OPDAT dhe EURALIUS, pasi PD-ja është lënë jashtë procesit dhe kjo sipas tij është e papranueshme.
Basha tha gjithashtu se grupi demokrat që drejton është kundër amnistisë së miratuar nga narrëveshja PS-Rithemelim.
“Në një komunikim dhe konsultim dhe me kryetarin e kaluar të PD, ky grup u ngrit në 2020. Ai grup nuk përfaqëson më grupin zyrtar të PD. Ne do t’ia komunikojmë këtë zyrtarisht dhe Opdat dhe Euralius, se PD është jashtë këtij procesi dhe se është e papranueshme. Çdo akt dhe veprim që bëhet pas shpinës sonë, se di do ta zgjidhim, këto janë çështje teknike. Çfarëdo që të gatuajnë është jashtë informimit dhe aprovimit të PD. PD nuk është pjesë e kësaj, nuk mund të jetë pjesë e asnjë ushtrimi të tillë, siç ishte akti i amnistisë. Ata paskan bërë diçka që ekspertët perëndimorë e kanë refuzuar. S’kemi pasur asnjë informacion tjetër për këtë çështje. U interesova me sekretarin e përgjithshëm dhe s’dija asgjë.” – tha Basha.