Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur sulmeve të Ilir Metës, i cili në një dalje publike tha se Basha njihet nga vëllai dhe kunati i tij. Basha zgjodhi të përgjigjet shkurt duke thënë se Meta është kartë e djegur dhe nuk harxhon më kohë me të dhe mashat e tij.
“Nuk merrem më me zotin Meta dhe mashat e tij. Është harxhim kohe. Punën e kemi me Ramën e Veliajn, Meta është kartë e djegur”, tha Basha.
Ndër të tjera Basha ka komentuar dhe paraqitjen e kryebashkiakut Erion veliaj në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Basha tha se SPAK duhet të hetojë pa presion dhe t’i shkojë kësaj afere deri në fund.
“Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Erion Veliaj i denoncuar nga unë personalisht dhe PD, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keqe. SPAK duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion dhe interes polik. Interesi i PD nuk është hakmarrja ndaj Veliajt, por është drejtësia për qytetarët shqiptarë, ku po e trajtojnë tiraninë si lavatriçe ta parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Veliaj i cili siç e thatë vetë, që deklaroi se kishte shkuar si koleg i hetuesve, zbuloi se në çfarë gjendje mendore ndodhet ai. Një hetim që shkon deri në fund tregon qartë se nuk mund të vepronin pa bekimin dhe përfitimin e Veliajt”, tha Basha.