Nën presionin politik në rritje, presidenti i SHBA-së Biden theu heshtjen lidhur me trazirat në niversitete për luftën në Gaza, duke thënë se amerikanët kanë të drejtë të rotestojnë, por jo të ushtrojnë dhunë.
“Ekziston e drejta për të protestuar, po jo për të shkaktuar kaos”, tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë.
Me pamjet televizive të trazirave në universitete që kanë përfshirë vendin ditët e fundit duke u shfaqur në rrjetet e lajmeve, Biden është përballur me kritika për trajtimin e gjendjes nga ana e administratës së tij. Ai ua kishte lënë kryesisht zëdhënësve të tij për të komentuar.
Presidenti demokrat, që kërkon rizgjedhjen në nëntor, ka ecur në një linjë të kujdesshme të denoncimit të antisemitizmit, ndërkohë që ka mbështetur të drejtën e të rinjve amerikanë për të protestuar duke u përpjekur të kufizojë dëmin politik afatgjatë.
Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk ishin një komb autoritar që u mbyll gojën kritikëve, por se “rendi duhet të mbizotërojë”.
“Mendimi është thelbësor për demokracinë, por mospajtimi nuk duhet të çojë kurrë në çrregullim ose mohim të të drejtave të të tjerëve në mënyrë që studentët të mos mund të përfundojnë semestrin,” tha ai.