Vendosni fjalën kyçe....

Disa kongresmenë republikanët lëvizin për të shkarkuar kreun republikan: Punoi për demokratët


Një numër republikanësh në Kongres thuhet se po kërkojnë të largojnë kryetarin Mike Johnson.

Ata e akuzojnë atë se ka tradhtuar partinë duke arritur marrëveshje me demokratët për të miratuar projektligje të mëdha, përfshirë legjislacionin e shpenzimeve të huaja ushtarake prej 95 miliardë dollarësh të presidentit Biden që përfshinte ndihmën për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.

Përfaqësuesja e Xhorxhias Marjorie Taylor Greene njoftoi të mërkurën se do detyronte një votim për të liruar pozicionin e kreut të shumicës në Kongres, duke argumentuar se “Mike Johnson nuk është i aftë për atë punë. Ai e ka vërtetuar vijimësisht këtë gjë.”

“Mendoj se çdo anëtar i Kongresit duhet të votojë për këtë çështje e javën e ardhshme do thërras këtë mocion shkarkimi,” tha ajo.

Taylor Greene kishte kërcënuar më parë se do ndërmerrte veprime kundër Johnson kur ligjvënësit republikanë kërkuan që Shtëpia e Bardhë të adresonte krizën e kufirit jugor si një kusht për mbështetjen e tyre ndaj projektligjit të ndihmës së jashtme të Biden.

Megjithatë, propozimi i Greene nuk ka fituar mbështetjen e kërkuar të shumicës midis republikanëve të Kongresit. Kishte vetëm dy republikanë të tjerë, Thomas Massie nga Kentaki dhe Paul A. Gosar nga Arizona, të cilët e mbështetën publikisht mocionin e saj. Disa ligjvënës e kundërshtojnë atë me argumentin  se “nuk është koha”, duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Demokratët, ndërkohë, kanë hedhur poshtë gjithashtu përpjekjen e Greene për të rrëzuar kryetarin republikan dhe janë zotuar të bashkohen për të mbrojtur Johnson me votën kundër shkarkimit.