Vendosni fjalën kyçe....

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias, Rama: Do marrim masa për të mbrojtur lirinë e informacionit dhe të drejtat e gazetarëve


Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypi, kryeministri Edi Rama thotë se qeveria shqiptare do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të forcuar të drejtat e gazetarëve dhe luftuar dezinformimin.

Në një reagim në platformën ‘X’, Rama i referohet edhe raportit të Reporterëve pa Kufij, duke thënë se qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar median nga kërcënimi i lirisë së saj.

“Çështja e lirisë së informacionit është një nga më të rëndësishmet sot dhe dua të falënderoj Reporterët pa Kufij për raportin e tyre depërtues. Ne do ta analizojmë atë me kujdes, do të konsultohemi me të gjitha palët përkatëse dhe do të ndërmarrim veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik, për të mbrojtur lirinë e informacionit, për të luftuar dezinformimin dhe për të forcuar të drejtat e gazetarëve. Ne jemi shumë të shqetësuar nga gjetja kryesore e raportit: se liria e medias është nën kërcënim globalisht. Qeveria shqiptare është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e nevojshme për të ndihmuar në përballjen e kësaj tendence”, shkruan Rama.