Vendosni fjalën kyçe....

Dumani kërkoi qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit, Manja: Jam në krahun e tyre


Pas mbledhjes me kryeprokurorin Olsian Çela dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dha një prononcim për mediat ku u pyet edhe për kërkesën e Dumanit për qartësim të statusit të prokurorëve pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar.

“Sa herë rikthehem këtu pas 13 vjetësh. Kjo është shtëpia ime. Ky është profesioni. Kam qenë prokuror dhe sa herë vij këtu e konsideroj veten si shtëpinë time dhe mes miqsh dhe kolegesh dhe sa të jemi gjallë me këtë profesion jemi identifikuar. Isha si ministër për të prezantuar rekomandimet për luftën ndaj kriminalitetit. 

Lidhur me kërkesën e kreu të SPAK për të qartësuar statusin e prokurorit pas mandatit 9 vjeçar. Tjetër gjë është e drejta që parashikon, ligji tjetër gjë është garantimi i ushtrimit të profesionit. SPAK është prokurori dhe baraz me Prokurorinë  e Apelit. Prokurorët e SPAK do tu duhet të garantohet profesioni në prokurori apeli”, u shpreh Manja.

Pyetje: Nuk ka rikandidim?

“Sot Kushtetuta ka këtë parashikim, por prisni janë në vitin e pestë në momentin që do të shtrohet  kërkesa e tyre të jeni të bindur si ministër pa diskutim jam në krahun e tyre. Kur të shtrohet ky diskutim do te kemi një qëndrim. Kushtetuta kërkon një vullnet  më të gjerë se mazhoranca”, tha ndër të tjera ai.