Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata lë në arrest shtëpie Berishën e Malltezin, Gjokutaj: Do e fitojmë luftën


GJKKO ka rrëzuar sërish kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezit, duke i lënë sërish në ‘arrest shtëpie’.

Në një dalje për mediat, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj nuk i kurseu ironitë për SPAK, por edhe për gazetarët.

“Kishte një shtesë që SPAK kishte kërkuar informacion nëse ato ndërtime kishin mbrojtje nga zjarri. Nuk kemi humbur në shkeljet e gjykatave, kemi konstatuar shkeljet e gjykatave. Nuk është humbur lufta. Atë do ta fitojmë.”, tha Gjokutaj.

VENDIMI I GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.