Vendosni fjalën kyçe....

Manja: Kodi i ri Penal i nevojshëm, do i nënshtrohet konsultimit publik


Ministri Ulsi Manja në një deklaratë për mediat tha se një Kod i ri penal është i nevojshëm, por do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Drafti që është dorëzuar në Ministrinë e Drejtësisë, sipas Manjës reflekton 61 direktiva të BE.

“Që duhet një Kod i ri Penal, jemi në procesin e negociatave të integrimit në BE, është kërkesë e Brukselit. Kemi një Kod Penal të miratuar në 1995. Në këtë Kod Penal për shkak të zhvillimit është ndërhyrë 33 herë, ndaj Brukseli, por edhe koha kërkon që të kemi një kod të ri penal. Ka një draft që është dorëzuar në ministri, por që do duhet t’i nënshtrohet një konsultimi të gjerë publik. Do jetë një kod penal që do i rezistojë kohës për 20-30 vitet në vijim. Reflektohen në atë draft 61 direktiva të BE”, tha Manja.