Vendosni fjalën kyçe....

Shell thyen parashikimet, raporton 7.7 miliardë dollarë fitime në tremujorin e parë


Shell raportoi fitimin e tremujorit të parë prej 7.7 miliardë dollarë të enjten, duke tejkaluar pritshmëritë pasi ndërprerja e transportit në Detin e Kuq dhe rafinimit rus nxitën tregtinë e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm.

Kompania tha se do blejë 3.5 miliardë dollarë të tjerë të aksioneve të saj gjatë tre muajve të ardhshëm, me një normë të ngjashme me tremujorin e mëparshëm. Dividenti i saj mbeti i pandryshuar.

Rrjedha e parave të Shell u rrit me 6% nga tremujori i mëparshëm në 13.3 miliardë dollarë, duke pasqyruar paraqitjen e fortë operacionale, veçanërisht në divizionin e LNG-së, e cila së bashku me tregtimin ndihmuan në kompensimin e një rënieje të çmimeve të gazit natyror që ndikoi në fitimet e rivalëve, përfshirë Exxon Mobil dhe Chevron javën e kaluar.

Analistët kishin pritur fitime të rregulluara për tremujorin e parë prej 6.46 miliardë dollarësh, kundrejt 9.65 miliardë dollarëve një vit më parë. Kompania kishte postuar 7.3 miliardë dollarë fitme në tremujorin e katërt të vitit 2023, e nxitur nga rezultatet e forta të tregtimit të LNG.

Aksionet e Shell u mbyllën me 1.9%, krahasuar me një rënie prej 0.7% në indeksin më të gjerë të energjisë evropiane.