Vendosni fjalën kyçe....

Nëna me 3 fëmijët e mitur largohet pa gjurmë nga banesa, policia e Shkodrës nis kërkimet për gjetjen e saj


Policia e Shkodrës ka nisur kërkimet për gjetjen e një gruaje së bashku me 3 fëmijët e saj ë mitur, e cila është larguar nga banesa.

Denoncimin në polici e ka bërë ditën e djeshme bashkëshorti i 39-vjeçares me iniciale A. A.

“Më datë 03.05.2024, shtetasi E. A., 31 vjeç, banues në Shkodër, ka kallëzuar se është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja A. A., 39 vjeçe, së bashku më 3 fëmijët e tyre të mitur. Po punohet për gjetjen e tyre”, raporton policia.