Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë para vizitës së presidentit kinez Xi Jinping në Beograd se Kina është partneri më i mirë i Serbisë në arritjen e qëllimeve kombëtare.
Vuçiç tha për një televizion kinez se ka shpresa dhe pritshmëri të mëdha për vizitën e Xi Jinping, pavarësisht situatës së vështirë në të cilën ndodhet aktualisht Serbia.
“Kina ka qenë gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare dhe gjithmonë e ka mbështetur Serbinë, ashtu siç ne kemi mbështetur Kinën”, ka theksuar Vuçiç.
Vuçiç tha se Xi Jinping e përmbush gjithmonë atë që thotë, nuk premton shumë, por kur premton i përmbush çdo gjë.
“Partneri më i mirë i mundshëm për ne ka qenë dhe do të jetë gjithmonë Republika Popullore e Kinës. Ky është edhe presidenti Xi, sepse e mban gjithmonë fjalën. E shoh si një njeri të zakonshëm, modest, kur premton diçka, e realizon”, tha presidenti i Serbisë, teksa pritet që në ditët në vijim Xi Jinping të vizitojë Beorgadin.