Presidenti ukrainas ka shkruar në platformën X se vendimet në kohë dhe adekuate për mbrojtjen ajrore të Ukrainës si dhe furnizimet e armëve për ushtarët tanë, është ajo që duhet tani për të mbrojtur jetët njerëzore.
“Vetëm këtë javë, terroristët kanë kryer më shumë se 380 sulme në qytetet dhe rajonet tona, vazhdon Zelensky, duke përmendur rajonet e Kharkiv, Chernihiv, Sumy, Donetsk, Zaporizhzhia, Mykolaiv, Kherson dhe Odessa. Dhe kjo ndodh çdo javë të kësaj lufte”.
Terrori i përditshëm dhe i qëllimshëm rus kundër njerëzve, qyteteve dhe fshatrave tanë mund të ndalet. Partnerët tanë kanë të gjitha sistemet dhe armët e nevojshme në mënyrë që Ukraina të mund të mbrojë jetën.
Jam mirënjohës të gjithë liderëve dhe shteteve që kuptojnë se dorëzimi i shpejtë dhe zbatimi i plotë i marrëveshjeve është ajo që mbron jo vetëm ukrainasit, por edhe çdo komb që mund të jetë në shënjestër të terrorizmit rus”, përfundon ai.