Vendosni fjalën kyçe....

A kanë darkuar së bashku Shkëlzen Berisha dhe Erion Veliaj? Kryebashkiaku: Jam shkëmbyer për herë të fundit që në gjimnaz


Një deklaratë e gazetarit Ylli Rakipi se disa kohë më parë kishte parë në një restorant Shkëlzen Berishën dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj ka sjellë reagimin e këtyre të fundit.

Fillimisht ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, i cili hodhi poshtë ato çfarë tha gazetari Rakipi në emisionin e tij.

Në respekt të vërtetës dhe të opinionit me duhet të sqaroj se nuk jam takuar kurrë me personin në fjalë askund dhe asnjëherë. Me Erion Veliajn me lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi”, shkruante Shkëlzen Berisha.

Lidhur me këtë lajm, ka reaguar sot edhe kryebashkiaku Veliaj, që gjithashtu e përgënjeshtroi një takim me djalin e ish-kryeministrit Berisha.

Me Shkëlzen Berishën mund të jem shkëmbyer për herë të fundit kur kemi qenë gjimnazistë. Ai ishte një vit mbi mua. Që atëherë kam kuptuar se njeriu, që në adoleshencë fillon të kuptojë kush di të qeverisë keq dhe mirë. Edhe atëherë, në shkollë, nuk përziheshim as në oborr pasi familja ishte damkosur që solli problemet me piramidat dhe shkatërrimin e vendit”, tha Veliaj për Top News.