Vendosni fjalën kyçe....

Arbana Xharra: Pankartat në protestën pro-Palestinës në Tiranë në dëm të çështjes së Kosovës


Gazetarja e Kosovës, Arbana Xharra ka kritikuar pankartat e protestës pro Palestinës të zhvilluara në Tiranë.

Ajo i ka quajtur pankartat në dëm të çështjes së Kosovës pasi krahasojnë Hamasin me UÇK-në dhe se kjo është linjë e agjendës së Serbisë, Rusisë Iranit e Kinës.

Postimi i plotë:

Faqja e zezë, a jeni në tokë të bukës o njerëz?!

Në Tiranë në protestën pro Palestinesëve mbahen pankarta qe i bëjnë dëm çështjes së Kosovës dhe kauzës sonë shumë vjeçare për të cilën janë sakrifikuar shumë gjenerata. Të krahasohet Hamasi me UÇK-në, është agjende e Serbisë, Rusisë, Iranit e Kinës, të gjithë aleateve anti perëndimor dhe kundër nesh.

Lajmin dhe fotografinë për këtë protestë e pashë nga një i ri shqiptar që jeton në perëndim Enis Gashi i cili po ashtu ka bere një reagim të cilin ia vlen të shpërndahet dhe mund ta lexoni më poshtë.

Izraeli:

– shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

– i rrethuar nga një tufë arabësh armiqësor

– u përballën me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit të tyre

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

– ishte viktimë e terrorizmit arab me mbështetjen iraniane vitin e kaluar

– njeh Kosovën

Kosova:

– shtetësia e arritur me ndihmën e fuqive perëndimore

– i rrethuar nga një tufë sllavësh jugorë armiqësorë

– u përball me gjenocidin pikërisht përpara krijimit të shtetit tonë

– armiku kryesor i boshtit Rusi-Kinë-Iran-Serbi

– ishte viktimë e terrorizmit sllav jugor me mbështetjen ruse vitin e kaluar

– njeh Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Krahasimi i UÇK-së e cila ishte një ushtri çlirimtare me organizatë terroriste si Hamasi që kreu masaker në Tetor të vitit të kaluar është një fyerje për çështjen tonë dhe për UÇK-në. Absolutisht e neveritshme.