Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë po paralajmëron kundër një ofensive izraelite në Rafah dhe thotë se nuk do të largohet nga qyteti, pas thirrjes së Izraelit për 100,000 njerëz që të evakuojnë pjesë të qytetit.
“Një ofensivë izraelite në Rafah do të nënkuptonte më shumë vuajtje dhe vdekje të civilëve. Pasojat do të ishin shkatërruese për 1.4 milionë njerëz,” thotë UNWRA në një postim në X.
“UNRWA nuk po evakuohet: agjencia do të mbajë një prani në Rafah për aq kohë sa të jetë e mundur dhe do të vazhdojë të ofrojë ndihma shpëtimi për njerëzit”, shkruan BBC