Prokuroria e Kukësit ka kërkuar konfiskimin e pasurive të një të dënuari për shpërndarje të lëndëve narkotike në Itali.
Në njoftim thuhet se ky shtetas arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë.
Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, vendosi masën e sigurimit pasuror të sekuestrimit mbi pasuritë e paluajtshme në zotërim të shtetasit Sh.H
Njoftimi i Prokurorisë
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit Sh.H. i dënuar për shpërndarje lëndë narkotike kokainë në Itali.
Kjo prokurori, më datë 13.01.2020 ka regjistruar referimin pasuror nr. 1, mbi bazën e materialeve referuese të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Renda Tiranë, më datë 14.12.2019, në ngarkim të shtetasit Sh.H. Rezultojnë të dhëna nga Zyra Qendrore Interpol Tirana është i regjistruar me rekorde kriminale në Itali.
Ky shtetas është arrestuar në Itali për shpërndarje lënde narkotike, kokainë. Sipas të dhënave të regjistruara në regjistrin e gjendjes gjyqësore të Republikës së Italisë për shtetasin Sh.H. rezulton se më 06.07.2012 është dënuar për veprën penale “posedim i paligjshëm i lëndëve narkotike”. Sipas këtij vendimi është dënuar me 8 muaj burgim dhe 4000 euro gjobë, dhe më pas pezullimin me kusht të dënimit sipas nenit 163 të Kodit Penal.
Në kuadër të këtij procedimi pasuror mbi kërkesën e prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës vendosi.
Pranimin e kërkesës.
Vendosjen e masës së sigurimit pasuror të sekuestros mbi pasuritë e paluajtshme në zotërim të shtetasit Sh.H. mbi:
Pasuria nr. 33/13+4-1, Vol.7, Fq. 46, me sipërfaqe 78m2, me adresë në lagjen nr.4, të regjistruar në emër të Sh. H;
Pasuria 33/13+4-4, me sipërfaqe 78 m2, në pronësi të shtetasve E.H., R.H dhe Sh. H;
Automjet “Mercedez Benz”, e regjistruar në pronësi të shtetases F.H.; dhe
Automjet “Audi A3”, në pronësi të shtetases F.H.
Më datë 15 prill 2024 organi procedues ka paraqitur para gjyqtarit kërkesë për konfiskim pasurie. Çështja ndodhet në gjykim”.