Vendosni fjalën kyçe....

228 viktima nga përmbytjet në Kenia


Në Kenia numri i njerëzve të vrarë nga përmbytjet është rritur në 228, tha të dielën Ministria e Brendshme.

Shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të dheut në të gjithë vendin javët e fundit parashikohet të përkeqësohen në maj.

Në një deklaratë, ministria tha se përmbytje të mëtejshme priten në zonat e ulëta, zonat bregore dhe zonat urbane, ndërsa rrëshqitje dheu mund të ndodhin në zonat me shpate të pjerrëta, skarpate dhe lugina.

Të paktën 164 persona janë lënduar nga moti i pafavorshëm, ndërsa 212,630 janë zhvendosur, tha ministria.