Vendosni fjalën kyçe....

Furrtarët francezë pjekin bukën më të gjatë në botë, rimarrin rekordin ndaj italianëve


Bukëpjekësit francezë gatuan baguette (llojbuke) më të gjatë në botë të dielën, 140.53 metra, duke rikthyer një rekord për një nga emblemat më të njohura të vendit,i cili ishte mbajtur nga Italia për pesë vjet.

Baguette, rreth 235 herë më e gjatë se ajo tradicionale, u bë në Suresnes në periferi të Parisit gjatë një feste për konfederatën franceze të furrtarëve dhe pastiçerëve.

Baguette e mëparshme më e gjatë prej 132.62 metrash është pjekur në qytetin italian të Como në qershor 2019.

Furrtarët francezë filluan të gatuajnë dhe t’i japin formë brumit në orën 3 të mëngjesit përpara se ta fusin në një furrë të ndërtuar posaçërisht.

Një pjesë e baguette, e cila duhej të ishte të paktën 5 cm e trashë, u pre dhe u nda me publikun.

Pjesa tjetër do t’u jepej njerëzve të pastrehë.

Baguette tradicionale franceze duhet të jetë rreth 60 cm e gjatë, të jetë e bërë vetëm nga miell gruri, ujë, kripë dhe maja dhe të peshojë rreth 250 gram, sipas rregullores zyrtare.