Vendosni fjalën kyçe....

Izraeli thotë se kontrollon anën e Gazës të kalimit në Rafah


Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se kanë “kontroll operacional të anës së Gazës të kalimit Rafah”, sipas një zyrtari.

Njoftimi vjen pas asaj që IDF tha se ishin “sulme të synuara” kundër Hamasit në Rafahun lindor.

Bisedimet do të rifillojnë në Kajro pasi Hamasi tha se do të pranonte një marrëveshje të hartuar nga ndërmjetësit egjiptianë. Megjithatë, ajo u refuzua nga Izraeli si “larg nga përmbushja” e “kërkesave thelbësore” të tij, përcjell BBC.

Nuk është e qartë saktësisht se çfarë ka rënë dakord Hamasi, por propozimi mendohet të përfshijë lirimin e pengjeve dhe kthimin e palestinezëve të zhvendosur brenda Gazës.

Kabineti i luftës i Izraelit votoi për vazhdimin e operacioneve, por po dërgon një delegacion për bisedime indirekte në Kajro

Lufta filloi kur luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke kapur 252 pengje.

Më shumë se 34,700 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, thotë ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.