Vendosni fjalën kyçe....

Këlliçi: Altin Dumani e përmendi 11 herë emrin e Veliajt në dosjen e inceneratorit të Tiranës, prokurori Dritan Prençi e fshiu


Kandidati i Rithemelimit në zgjedhjet e fundit lokale për Tiranën Belind Këlliçi, tha sot se kauza e opozitës nuk do ndalet derisa Erion Veliaj të përballet me drejtësinë.

Ai i bëri thirje kreut të SPAK-ut Altin Dumani që të hetojë si duhet kryebashkiakun e Tiranës duke theksuar se ky është guri i provës për pavarësinë e institucionit që drejton.

Këlliçi tha gjithashtu se prokurori i çështjes së inceneratorit të Tiranës Dritan Prençi ose do hetojë si duhet Veliajn ose do rrëzojë kreun e SPAK-ut Altin Dumani.

“Hajduti më i madh që ka prodhuar ndonjëherë ky vend dhe ky qytet që e ka emrin Erion Veliaj. Ai njihet nga të gjithë shqiptarët si kreu i bandës 5D. I takon SPAK-ut të ngrihen në lartësinë e detyrës, t’i ërgjigjen asaj që kërkojnë qyterarët. Një drejtësia të pavarur. të korruptuar. Mua më intereson që qindra milionë euro që ka vjedhur Erion Veliaj të shkojnë për qytetarët, për shkolla, për kopshte, për çerdhe. Sot kam firmosur në emrin tuaj dhe të PD-së kallëzimin e ri në SPAK për Erion Veliaj, që me kompaninë “Eco Tirana” me lidhje te tij me Ndranghetan dhe mafien ka qendërzuar të gjithë biznesin e mbetjeve. Erion Veliat ti do mbash përgjegjësi një më një për atë që u bën qytetarëve të Tiranës, për përbuzjen, talljen, vjedhjen. Erion Veliaj ka vjedhur 132 milionë me inceneratorin e Tiranës dhe 30 milionë euro me 5D. Ne do e arrijmë misionin për largimin e një hajduti të paparë, të  paskrupullt si Erion Veliaj. Lufta do jetë e fituar kur Edi Rama të larget nga detyra. Drejtuesi i SPAK-ut, në materialin që ka çuar në Kuvend në korrik të vitit të kaluar për heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka përmendur 11 herë nominalisht Erion Veliajn në dosjen e inceneratorit të Tiranës. Çfarë ndodh 5 muaj më vonë, prokurori që mbulon çështjen, Dritan Prençi, e fshin nga dosja emrin e Erion Veliajt. Dritan Prençi ke vetëm dy rrugë. O do aministosh Erion Veliajn duke rrëziar automatikisht drejtuesin e SPAK Altin Dumanin ose do mundohesh t’i shpëtosh fytyrën SPAK-ut dhe do çdosh para drejtësisë Erion Veliajn.” – tha Këlliçi.