Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, ekspertët fillojnë mbledhjen e provave në vendngjarje


Teksa protesta e opozitës u mbyll, bashkia e Tiranës është kthyer në vendngjarje për ekspertët e policisë.

Ekspertë po mbledhin provat nga dëmet që janë shkaktuar, ku drejt objektit u hodh sërish molotov, mollë, vezë, kastraveca nga militantët e Rithemelimit.

Kujtojmë se prej orës 11 opozita protestoi para bashkisë së Tiranës, ku u hodh dhe molotov që shkaktoi zjarr masiv të madh para institucionit. Për më tepër shihni videon.