Vendosni fjalën kyçe....

Meta në mbledhjen e Kryesisë: 500 raste nepotike në Dogana e Tatime


Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë, është ndalur te 5 prioritetet e kësaj force politike, duke thënë se ka shpërthyer një krijimtari e paparë për t’i bërë sa më të prekshme për qytetarët. Kreu i PL-së foli dhe për nepotizimin, duke thënë se 500 raste janë të dogana dhe tatime, duke shtuar se është katastrofë.

“Kënaqësi të zhvillojmë këtë mbledhje të dytë në zbatim të vendimeve të Konventës së PL-së. Ka shpërthyer një krijimtari e paparë për të bërë të prekshëm secilin prej 5 prioriteteve që ka të bëjë me sigurinë e të ardhmen e të gjithëve në këtë vend.

Të gjithë e dimë se dhe bebeja porsa lind, nuk ka vetëm atë 50 mijë lekëshin, por ka 4 mijë e 600 euro nga Rilindja për të paguar, që është dyfishi para se të vinte Rilindja në pushtet.

Qëllimi final i programit tonë, Shqipëria fuqi eksportuese. Në mënyrë që ne të mbështetim në gjithçka, të çlirojmë administratën nga korrupsion e sidomos nga nepotizmi. 500 raste nepotizmi në dogana e tatime. Mendojeni se çfarë katastrofe është, sesi vidhen miliarda euro.

  Në mënyrë që të investohet fuqishëm për kualifikimin e fuqisë punëtore dhe përjashtimin e mjeteve e prodhimit nga detyrimet fiskale, pra gjithçka për ta kthyer vendin në fuqi eksportuese”, tha Meta.