Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu: Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat kryesore


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot (7 maj) se propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat thelbësore, raporton Reuters.

Komentet e Netanyahut vijnë pasi burimet diplomatike thonë se marrëveshja e miratuar nga Hamasi është e ngjashme me propozimin egjiptian për të cilin Izraeli tashmë ka rënë dakord, raportoi Haaretz të hënën.

Sipas një burimi të huaj diplomatik të njohur me negociatat, skica e pranuar nga Hamasi të hënën mbrëma është, në thelb, e njëjtë me propozimin egjiptian të cilin Izraeli e ka miratuar tashmë, raporton Reuters.

Që nga e diela, shefi i CIA-s, William Burns dhe kryeministri i Katarit, Abdulrahman bin Jassim Al Thani, kanë mbajtur disa takime, gjatë të cilave u arrit një përmbledhje bazuar në propozimin ekzistues, dhe ishte kjo që mundësoi përparimin në pranimin e marrëveshjes nga Hamas.

Një tjetër diplomat i njohur nga afër me propozimin tha se “topi është tani në fushën e Netanyahut”.