Vendosni fjalën kyçe....

Noka nga Bulqiza: Milionat e eurove merren nga xhepat e shqiptarëve pa teklif


Deputeti i partisë Demokratike, Flamur Noka gjatë takimit me demokratët e Bulqizës, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se vjedhin paratë e shqiptarëve pa teklif, ditën për diell.

Noka tha se blloku politik i Edi Ramës janë korrupsioni dhe krimi, teksa shtoi se ‘njerëzit duhet te bëhen bashke përballe kësaj te keqeje, pavarësisht ideve apo simpative’.

Deputeti u shpreh se njerëzit kanë nevojë për shpresë, besim, kurajo, një qeverisje të mirë që mendon për ta dhe këto do tua jap PD.

Deklarata e plotë:

Te dashur miq!

Asnjëherë me pare nuk ka ndodhur që një qeveri të jetë zhytur në korrupsion dhe afera si rilindja sot, deri ne palcë, në çdo qelizë të sajën.

Ka patur gjithnjë probleme me korrupsionin vendi. Ky fenomen, asnjëherë nuk zhduket plotësisht.

Por ama, të kthehet në norme, në stil, në mburrje, ne përmbajtje, abuzimi, vjedhja

Të kalohet nga një hajdutëri në tjetrën.

Të merren nga xhepat e shqiptareve miliona euro pa teklif, ditën për diell, të merren prona e pasuri, tokat ne bregdet dhe tanimë zonat e mbrojtura e të ndahen me miq, me ministrat e tij, kjo po ndodh vetëm sot me rilindjen, me Edi Ramën e Erion Veliajn.

E dëgjuat çfarë tha sot ky që ka kaluar 17 vendime qeveria për 1 orë për inceneratorët, ky që shpalli ministren e tij investitor strategjik në Himarë, me tokë me dokumente të falsifikuara, ky që e ka future Shqipërinë borxh 120 milionë euro vetëm sepse nuk i pëlqente një televizion dhe urdhëroi mbylljen e tij, ky që ka dorën e tij, urdhërin e tij, bekimin e tij në çdo transaksion që bën qeveria, del se ky do luftoka korrupsionin.

Po a ka tallje më të madhe se kjo.

Sërish edhe sot e shpalli veten të pafajshëm, dhe se gjithë të tjerët janë të krimbur e të infektuar. Po pse si qenka qeverisja. Që ti drejton, po të tjerët mbajnë përgjegjësi. Po si qenka qeverisja, që s’paske përgjegjësi ti për hajdutërinë, për vartësit, për ata që ti ke zgjedhur të ndash pushtet me ta. Dhe kjo punë qenka vetëm e drejtësisë.

Pallavra. Orë të tëra, fjalim si i paraardhësve në plenume ku gjendeshin e shpalleshin armiqtë e rinj.

Të dashur miq!

Pak ditë më parë, në media u zbulua një skandal. Burri i Ministres së Financave kishte plagosur një vartës të gruas se tij, pasi nuk po i lëshonte drejtorinë, një post qe ky kishte planifikuar ta merrte për vete, përmes një të besuari. Ngjarja u mbajt e fshehte nga policia e prokuroria për 5 muaj.

Një zhvillim mjaft i rende ky. Po vini re. Nuk beri shume përshtypje, nuk mori shume jehone. Po pse?

Sepse ne krahasim me inkriminimin e Agaçit, ne krahasim me kapjen e drejtësisë, në krahasim me aferën 400 mln euro te inceneratoreve, ne krahasim me implikimin e vëllait te kryeministrit me trafikantet e Xibrakes, ne krahasim me lidhjet me krimin ne çdo nivel qeverisje, ne krahasim me vjedhjen brutale te drejtoreve te Veliajt me atë ne krye, ky skandal duket si një gjë e vogël.

Dhe këtë po tenton rilindja dhe Edi Rama. Qe ti beje vjedhjet, korrupsionin dhe lidhjet me krimin, te duken edhe si normalitete.

Dhe u kërkon njerëzve ta pranojnë ashtu pra siç është ai dhe qeveria e tij, ta pranojnë të korruptuar dhe te inkriminuar.

Por kjo është e papranueshme dhe nuk ka për të ndodhur. Ai mendon kështu se shqiptaret janë si ai, mendon se shqiptaret nuk e duan ndershmërinë. Ai i fyen njerëzit, duke sjelle si vlere, inkriminimin dhe abuzimin me buxhetin.

Buqizaket dhe shqiptaret, nuk janë si ai. Janë të ndershëm, dhe duan e meritojnë te qeverisen ndershëm.

Shumica absolute e buqlizakeve dhe e shqiptareve nuk kane lidhje me krimin. Dhe meritojnë te qeverisen nga njerëz qe s’kanë lidhje me krimin.

Blloku politik i Edi Ramës janë korrupsioni dhe krimi, nuk ka me asnjë ide, asnjë fabul te re. Nuk ka asgjë tjetër përtej kësaj. Ai mendon dhe synon qe te qëndroje ne pushtet, kur përfaqëson një pakice, një grusht njerëzish.

Sepse shumica absolute e qytetareve te këtij vendi edhe e socialisteve nuk kane lidhje me vjedhjen dhe krimin.

Beteja është e qartë.

Ai nuk përfaqëson asnjë ideologji. Është thjesht e keqja e kapur fort përmes instrumenteve te regjimit, përballe shqiptareve.

Edhe pse nuk është një përballje e lehte, ky nga ana tjetër është një moment i arte, historik bashkimi.

Njerëzit duhet te bëhen bashke përballe kësaj te keqeje, pavarësisht ideve apo simpative. Siç e ka pasur zakon e tradite kjo treve, e krejt vendi. Kjo është një emergjence kombëtare. Siç bien dallimet ne një lufte. Ashtu, duhet te bien dallimet mes nesh edhe ne këtë rast. Sepse kjo lufte është.

Nuk ka si te jete ndryshe, nuk ka si te ketë një marrëdhënie a raport tjetre me nje qeveri qe është kthyer ne klike shtypëse qe vjedh kudo, ne çdo sektor, ne çdo zyre, ne çdo bashki, ne çdo ministri, ne çdo fushe.

Ju e pate çfarë tregoi Rai-3. Te vërtetën që njihet, por mbahet e fshehur nga propaganda, nga kontrolli i mediave, nga censura. Mjaftoi shfaqja e asaj te vërtete që Edi Rama te kalojte një krize të fortë nervash. Dhe doli me portretin e tij të vërtete, kur mori në telefon drejtorin e Rait. Ngaqë e ka zakon me disa pronare mediash këtu. Dhe habiti Italinë e u ngrit alarmi atje dhe ne Parlament. Sepse ata jane vend demokratik te dashur miq. S’mund te pranojnë një autokrat tu shfaqet ne hapësirat e tyre te lirisë, te shkele vlerat e tyre europiane.

Te dashur miq!

Opozita është në një moment shndërrimi, organizimi, energjizimi e vitalizimi. Ne kemi detyrën historike ta shpëtojmë vendin. Po këtë do ta bëjmë vetëm duke merituar besimin e njerëzve, duke u hapur ndaj shoqërisë, e duke u shndërruar ne alternativen qe sjelli ndryshimin per te cilin ka nevoje Shqipëria.

Kjo nis me secilin nga ne, ne kete salle, e kudo, ne çdo fshat, lagje e qytet.

Njerëzit kane nevoje për shprese, e ne duhet t’u japim shprese

Njerëzit kane nevoje për besim, e ne duhet t’u japim besim

Njerëzit kane nevoje për kurajo, e ne duhet t’u japim kurajo

Njerëzit kanë nevoje për një qeverisje qe mendon për ta, që u shërben atyre, e ne do t’ua japim atë qeverisje

Njerëzit kanë nevoje për ndershmëri, e ne do t’u japim ndershmeri

Ne do të fitojmë!