Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Bashkisë Tiranë, Blushi: Nuk pranojmë që mafja e inceneratorëve të vjedhë çdo ditë qytetarët e Tiranës


Në protestën që po zhvillohet para bashkisë Tiranë, përfaqësues të opozitës si sekretari i PL Tedi Blushi u shpreh se Blushi se po protestohet për të drejtat e qytetarëve dhe se sipas tij nuk pranojmë që mafja e inceneratprëve të vjedhë çdo ditë qytetarët e Tiranës. 

“Prej kohësh jemi këtu dhe do të jemi këtu sepse kreu i bashkisë duhet të ishte prapa hekurave, sepse mijëra qytetarë vujanë sot krimin e organizuar. Ne nuk do ta lejojmë Veliajn ta bëjë gjumin e qetë për të gjitha krimet që ju ka bërë qytetarëve të Tiranës. Protestojmë edhe për këta policë, protestojmë për të drejtat tona sepse nuk pranojmë që mafja e inceneratprëve të vjedhë çdo ditë qytetarët e Tiranës. Duhet ti japim fund pandëshkueshmërisë një drejtësie të kapur nga Erjon Veliaj dhe Edi Rama”, u shpreh Blushi.

Ndërkohë  përfaqësues të tjerë të opozitës si Dorjan Teliti u shpreh se Edi Rama bëri disa hapa pas, u distancua nga Erion Veliaj.

Ai tha se protestuesit kërkojnë paratë e atij që vodhi dhe protesta do vazhdojë deri në dorëheqjen e ktyre të dyve.

“Nuk do ta tolerojmë më abuzimin me paratë tona.Veliaj vijoji vjedhjen e taksave të qytetarëve. Edi Rama sot bëri disa hapa pas dhe u distancua nga Erion Veliaj. E vërteta nuk harron të vijë.

Protestuesit kërkojnë paratë e atij që vodhi dhe protesta do vazhdojë deri në dorrëheqjen e ktyre të dyve. Kutia e pandorës së hapur dhe tashmë qytetarët e dijnë të vërtetën”, u shpreh Teliti.