Kreministri Rama tha se Shqipëria është në rrugën e duhur për t’u anëtarësuar në BE dhe se nuk ka qenë kurrë më pranë këtij synimi madhor falë reformave në të gjitha drejtimet.
Ai paralajmëroi deputetët e PS-së në mbledhjen e grupit parlamentar që të luftojnë korrupsinin në çdo fushë në të kundërt duhet të përballen me drejësinë pa asnjë mburojë nga PS-ja.
Kryeministri tha gjithashtu se eçdo kryetar bashkie që ka futur duart në xhepat e shqiptarëe duhet përbuzur dhe është tradhtrar i dyfishtë.
Rama theksoi gjithashtu se PS-ja është e vetmja forcë politike që mund të bëjë shtet dhe që mund ta ngrejë Shqipërinë në lartësinë që i takon dhe se reforma në drejtësi është vullnet dhe investim i PS-së.
“Shqipëria e ka kaluar më të keqen dhe ka hyrë në rrugën e saj të re, të një shoqerië të hapur me demokraci funksionale. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më pranë afër anëtarësimit në BE sepse nuk ka qenë kurrë më parë shtet me demokratik sa është sot. Korrupsioni nuk është zbrapsur. Lufta kundër tij duhet vijuar kudo, përditë, duke i shtrënguar sot më shumë se kurrë rradhët në të treja pushtetet në një front të vetëm. Duhen përafruar ligjet me BE-në, duhet shtuar zhvillimi teknologjik, transparenca, llogariëdhënia për ta neutralizuar ofertën e korrupsionit. Po kështu do kemi edhe kosto politike, qoftë përmes të korruptuarve mes nesh, qoftë nga balta që na hidhet nga opozita. Ne do e ngjisim se nuk bën në majën më të lartë Shqipërinë 2030. Nuk ka asnjë forcë që mund ta bëjë këtë përveç PS-së.
Pas 33 vjetësh pluralizëm dhe krijimit të 333 partive në vend, PS-ja është e vetmja që ka bërë një zgjedhje të paguzuar nga askush më parë. Kemi zgjedhur të luftojmë për pavarësimi e drejtësisë, duke u vendosur në anën e saj po edhe në dispozicion të saj përmes tërheqes së plotë nga çdo kontroll politik i saj. Ne jemi vetëçarmatosur para saj. Falë intiutiës së pagabueshme të popuit, kjo parti është e vetmja që ka ambicione kurajon për ta bërë këtë vend e për ta ngritur flamujrin në oborrin e BE-së.
Ne kemi edhe forcën për këtë pasi kemi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv prandaj ose e fitojmë ne këtë lufta të madhe për Shqipërinë, ose kjo dallga e sapongritur drejtësisë së re do thyhet në shkëmbinjtë të kudondodhur të kulturës dhe politikës së vjetër antishtet. Askush nuk mund të flirtojë me armikun korrupsion. Kush i tradhëton njerëzit që na kanë dhënë pushtetin të udhëheqim, deputet e ministër, nuk është as ne, as i yni dhe nuk ka asnjë punë me ne. Ashtu edhe një i zgjedhur në krye të një bashkie, nëse fut fuart në arkën e buxhetit dhe ne xhepat e shqiptarëve nuk është ne dhe s’mud të kërkojë asgjë nga ne përveç përbuzjes. Kushdo anëtar i kësaj familjeje që bën korrupsion është tradhtar i dyfishtë, një parazit që ushqehet me gjakun e trupit ku rritet.” – tha Rama.