Vendosni fjalën kyçe....

Rama shigjeton Prokurorinë e Tiranës: Mbron evazionin fiskal


Kryeministri Rama tha se SPAK-u po godet korrupsionin e pandëshkueshmërinë majtas e djathtas dhe kjo falë reformës në drejtësi dhe pavarësisë që i është garantuar nga PS-ja.

Ai shigjetoi Prokurorinë e Tiranës duke thënë se mbron evazionin fiskal.

“Do më duhej të mbaja përgjegjësi morale, nëse do kisha tentuar të kapja drejtësinë për llogari personale ose të PD-së. Nëse SPAK nuk do funksiononte. Nëse drejtësia do vepronte vetëm kundër kundërshtarëve tanë. Po përgjegjësi morale pse po goditet pandëshkueshmëria, majtas e djtahtas, kjo është absurde. Këtë kemi dashur, për këtë kemi punuar e kjo po ndodh. E kemi ditur se duke u tërhequr nga kontrolli i drejtësië, asnjë emër nuk ka më rëndësi. Ne e hapim gojën vetëm për mbështetur pa rezerva SPAK-un e Gjykatën e Speciale se kjo gjë nuk ka për të ndryshuar. Procesi ka pasur plot mangësi e probleme, por kjo parti do vijojë të mos komentojë për çështjet nën hetim nga SPAK. Në prokurorinë e Tiranës mbrohet evazioni fiskal ndërsa në SPAK kërkohet llogari edhe për një tender të thjeshtë. Janë 80 raste në prokurorinë e Tiranës që flenë për evazion fiskal. Bëhet fjalë për qindra milionë euro të shmangura nga detyrimet tatimore. Janë vetëm 1 km largësi nga godinat e SPAK te Prokuroria e Tiranës po tjetër drejtësia atje, tjetër këtu.” – tha Rama.