Vendosni fjalën kyçe....

Sot nis Eurovizion, Shqipëria do performojë natën e dytë


Sot fillon Eurovizion 2024, një nga festivalet më prestigjioze të muzikës në Europë.

Ky konkurs madhështor do të mbahet në Malmo të Suedisë, me dy gjysmëfinale më 7 dhe 9 maj. Shqipëria, e përfaqësuar nga këngëtarja Besa Kokëdhima, do të performojë natën e dytë të gjysmëfinales, pasi është përcaktuar të jetë e 2-ta në radhë, të enjten e 9 majit.

Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion 2024 me këngën “Titan”, pasi ka fituar Festivalin e 62-të tw Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Përsa i përket votimit, nga gjysmëfinalja, dhjetë finalistët vlerësohen nga vota e publikut. Votohen në dy forma: Shqiptarët që ndodhen në shtetet që janë në garë në natën e dytë gjysmëfinale mund të votojnë me kodin 02 në numrat e telefonit vendosur në dispozicion nga shteti ku ata jetojnë, nga vendet pjesëmarrëse.

Ndërsa, të gjithë shqiptarët që ndodhen kudo nëpër botë, tani është votimi rest of the world (pjesa tjetër e botës) ku mund të votohet online 24 orë përpara se të çelet votimi i online në esc.vote ku mund të votohet për Shqipërinë deri në 20 herë nga çdo vend i botës.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj.