Vendosni fjalën kyçe....

“SPAK po heton intensivisht kullën “Mali i Tiranës”, dyshime për pastrim parash” – Klodiana Lala


SPAK po heton intensivisht kullën Mali i Tiranës në qendër të kryeqytetit tha mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ajo tha se ka dyshime për pastrim parash e shpërdorim detyre.

Kulla “Mali i Tiranës” u kthye në qendër të debatit publik para pak muajsh pas denoncimit të gazetarit Mero Baze se pas saj qëndronte djali i kreut të Rithemelimit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, përmes biznesmenit Ilir Shtufi.

“SPAK po heton intensivisht për kullën “Mali i Tiranës”. Kam përgjigje zyrtare, ka hetim për pastirm parash dhe shpërdorim detyre. Shumë çështje që nuk fliten, sepse janë në fillime, edhe unë has vështirësi për ti raportuar. Të kesh fakte duhet punë titanike, e dini sa çështje mbulojmë. Kjo është një nga rastet që SPAK të na tregojë, nëse nuk është i ngecur në atë rrjetën e politikës dhe biznesit”, tha Lala.

Ajo hodhi dritë edhe mbi disa çështje të thera që po heton prokuroria speciale. Lala përmendi hetimet për koncesionet në shëndetësi ku po hetohet ish-ministri Ilir Beqaj, për të cilin sipas saj ka edhe një çështje tjetër.  

 “Kemi hetimet për koncesionet në Shëndetësi. Janë 300 dëshmitarë vetëm te koncesioni i Check Up. Duhet një vit vetëm për të pyetur dëshmitarët. Kemi një zv.kryeministër në arrati. Kemi kryetar bashkie në detyrë të thirrur. Nuk dua ta ndaj është Berisha, Meta apo Veliaj, por kur SPAK siguron prova, nuk duhet ndarë e majtë apo e djathtë. Nëse ka prova që i mbërthen, për mua janë në rregull. Tjetra, kemi hetim të çelur ndaj Ilir Beqajt. Për Beqajn ka patur ndikim shumë të madh brenda prokurorisë së posaçme. Ka patur grupime që kanë tentuar ta shpëtojnë. Ai ka dyshime për abuzime me fondet e SASPAK. Por ka edhe një çështje të re për Beqajn. Ndërkohë, sot që flasim ke hetime pafund që përfshin zyrtarë të lartë. Nëse ndalemi te inceneratorët, SPAK duhet të hetonte si grup të strukturuar kriminal. Duhet të thërriste kryeministrin e vendit zotin Rama. E mban mend kur bëra një kronikë per Veliajn, që mora sistemin TIMS dhe u ula, për të bërë një analizim. Veliaj dilte duke mbjellë pemë dhe pastaj më rezultonte në Holandë dhe Vjenë. Ajo që më ka trishtuar shumë, nuk ishte problemi që po flitej për Erion Veliajn, nuk thoshte njeri kanë dalë këto të dhëna, nuk shqetësohej njeri , por thoshin qenka kujtuar një gazetare”, tha Lala. – shtoi gazetarja.