Policia ka ndërmarrë një aksionin në zonën e Kurveleshit në Tepelenë, pas informacioneve për prezencë kanabisi.
Mësohet se nga kontrollet është zbuluar një ambient i mbyllur, i braktisur në momentin që ka ndërhyrë policia.
Aty janë zbuluar 230 rrënjë kanabisi , ndërsa ambienti ishte i instaluar me drita për ngrohje, e përshtatur për shtëpi bari.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Tepelenës 4 persona ku njeri prej tyre dyshohet se është kryesori në këtë akt ilegal.
Aksioni për verifikimin e personave të tjerë vijon.