Vendosni fjalën kyçe....

Dhunoi nënën e tij, arrestohet 36-vjeçari në Tiranë


Një 36-vjeçar u shoqërua nga policia në Tiranë pasi u denoncua në portalin “JOQ” duke dhunuar nënën e tij.

Shtetasi me iniciale G.K 36-vjeç ishte në masë arrest në shtëpi po për dhunë në familje.

Në lidhje me një video të publikuar ditën e sotme, në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se: Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin G. K., 36 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprat penale “Dhuna në familje”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm”-njofton policia.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by JOQ News (@joqnews)