Vendosni fjalën kyçe....

Dosja Babale/ Shtyhet sërish gjyqi për Ervin Salianjin


Seanca ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’, është shtyrë sërish. Avokati i Jetmir Olldashit, Indrit Sefa paraqiti kërkesë për shtyrje, për arsye shëndetësore. Pas mungesës së avokatit Sefa, gjykata e Apelit vendosi të shtyjë seancën për në datën 22 maj ora 10:00.

Avokati i cili po mbron, Geron Xhafën,  Ardian Visha kërkoi sërish që të caktohej avokat kryesisht, pasi po zvarritet procesi.

“Tregues nuk është vetëm koecidenca e sëmundjes së avokatëve, por edhe mungesa e të gjithë Asamblit të deputetëve që gjithmonë vijnë në seancë! Nuk është rasti që kur sëmurë avokati mundon edhe i pandehuri. Duhet të caktohet avokati kryesisht ”, – tha Visha.

Seancën e mëparshme mungoi avokati i Salianjit.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. 

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme.

Ervin Salianji, denoncoi për herë të parë në maj të 2018-ës, nga selia e Partisë Demokratike atë që quhet si çështja “Babale”, ku shtetasi Albert Veliu, akuzonte vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për trafik droge.