Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni Hetimor për TIMS-in, miratohet plani hetimor i PS-së dhe lista e dëshmitarëve


Shumica socialiste dhe opozita në Komisionin hetimor për të dhënat TIMS, miratuan planin hetimor të ekspertes së Partisë Socialiste, Vjosa Bodo si dhe listën e dëshmitarëve që do thirren

Plan hetimor parashikon marrjen në pyetje në komision të disa dëshmitarëve por në të nuk përfshihen emrat e kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm Bledar Çuçi, të propozuar më herët nga deputetët e opozitës

Megjithatë në komision pritet të dëshmojnë ministri Taulant Balla, ish-drejtori Ardi Veliu dhe emra të tjerë.

Dëshmitarët:

Ministri i Brendshëm Taulant Balla,

Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku,

Drejtori i AMP, Florian Sulejmani,

Ish-drejtori i AMP Ardi Veliu,

Saimir Boshnjaku,

Zef Laska,

Neritan Nallbati,

Dorjan Tola,

Ervina Gjana,

Besjon Tanuzi,

Enri Ndoni,

Ardit Muca,

Besnik Dervishi dhe

Vlora Hyseni.

Por komisioni rezervon të drejtën në të ardhmen që nëse është e nevojshme të thërrasë edhe persona të tjerë për të dëshmuar.