Presidenti i Parisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka deklaruar se së shpejti PL do të ketë konventën me 5 mijë delegatë, duke shtuar se në këtë mënyrë do të vijojë organizimi i PL në përpjekje për të përmbysur narkoshtetin.
Meta bëri me dije se aksioni opozitar do të vijojë, duke e ilustruar edhe me protestën e mbajtur dje para Bashkisë Tiranë, në lidhje me dosjen “5D”.
Ilir Meta: Shumë shpejt PL do të ketë konventën me 5 mijë delegatë. Puna vazhdon me një ritëm gjithnjë e në rritje, për të organizuar Partinë e Lirisë, për të përmbysur këtë narko-shtet dhe për t’i kthyer sovranitetin qytetarëve të Republikës. Aksioni opozitar vazhdon dhe besoj se protesta dje ishte tregues i një konsistence në rritje. Në parlament duhet të garantohet llogaridhënia njëherë e përgjithmonë.