Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria nis verifikimet për gjyqtaren Irena Gjoka


Prokuroria e Përgjithshme ka nisur verifikimet ndaj gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka.

Më 19 prill 2024 ajo i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor që t’i vërë në dispozicion dosjen e gjyqtares.

Lëvizja e prokurorisë vjen pas shkrimit nga media greke Protothema, sipas së cilës ndaj Gjokës ka pasur një urdhërdëbimi nga policia greke.

Pas kërkesës, KLGJ-ja i ka dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme dosjen e gjyqtares bashkë me formularin e vetëdeklarimit.

Pak ditë më parë, Protothema publikoi një vendim sipas të cilit gjyqtarja Gjoka është përpjekur të futet në Greqi më 24 dhjetor 2022 me vizë të falsifikuar.

Pas kësaj, Gjokës, që asokohe kishte mbiemër tjetër i është ndaluar hyrja në vendin fqinj. Edhe pas apelimit nga ana e saj të vendimit në Gjykatën e Athinës, Gjykata e Janinës ka lënë në fuqi urdhërin e dëbimit.