Vendosni fjalën kyçe....

Robert Kennedy sfidon Trump-in në debat


Kandidati i pavarur presidencial i SHBA-së, Robert F. Kennedy Jr. ka sfiduar ish-presidentin Donald Trump në një debat në Konventën Kombëtare Libertariane të këtij muaji. Trump këmbëngul se Kennedy “nuk është një kandidat serioz”.

“Do doja t’iu bëja një ofertë. Ne të dy do flasim në konventën e ardhshme Libertariane më 24 dhe 25 maj”, shkroi Kennedy në një postim X të martën drejtuar Trumpit.

“Është një territor i përsosur asnjanës për ju dhe mua që të kemi një debat ku mund të mbroni rekordin tuaj për mbështetësit tuaj të lëkundur.”

I pyetur javën e kaluar nëse ai do debatonte me Kennedy-n, Trump tha se ish-demokrati “nuk është një kandidat serioz” dhe se do duhet “të rrisë shumë numrat e tij përpara se të jetë i besueshëm”.

Në postimin e tij të martën, Kennedy pohoi se një sondazh i porositur nga fushata e tij tregoi se ai do e “shtydhte” presidentin Joe Biden në një garë të dyanshme dhe do e mundte Trump në një ndeshje të ngjashme.

Sondazhet e publikuara muajin e kaluar nga CNN dhe Quinnipiac treguan se Kennedy kishte 16% mbështetje në një garë që përfshinte atë, Trump, Biden dhe të pavarur të tjerë, një rezultat që ai argumentoi se e vendos atë “mbi pragun e debatit prej 15%.

Trump dhe Kennedy do të mbajnë fjalime kryesore në konventën e Partisë Libertariane në Uashington DC më vonë këtë muaj, pavarësisht faktit se partia synon gjithashtu të paraqesë kandidatin e saj për presidencën.

Në një deklaratë javën e kaluar, Trump nxiti anëtarët e Partisë Libertariane të mbështesin fushatën e tij. “Nëse Libertarianët bashkohen me mua dhe Partinë Republikane, ku ne kemi shumë pikëpamje libertariane, fitorja do jetë e thellë,” tha ai.