Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria negociata me një shtet të huaj, do marrë 40 mijë punëtorë


Shteti shqiptar është në bisedime më një shtet të huaj për të marrë 30-40 mijë punonjës të kualfikuar.

Lajmi është bërë i ditur për Report Tv, Albin Gega drejtori i Përgjithshëm i Punësimit dhe arsimit profesional në ministrinë e Ekonimisë, por emri i shtetit nuk është mësuar.

‘Jemi në përfundim të një kontratë me një shtet që ka punonjës të kualifikuar që përfshin industrine e veshjeve dhe industrinë e turizmit. Ne do punojmë që të plotësojmë kërkesat e biznesit për punonjës të kualifikuar.’– tha Gega.

Kontrata pritet të përmbyllet në qershor.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Shqiptarja. com