Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ishte në kërkim si i dënuar nga gjykata për ‘mashtrim kompjuterik’.
Policia ka vënë në pranga Xh.K, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
NJOFTIMI I POLICISË
“Vijojnë kontrollet në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim kompjuterik.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Kombinat, u kap shtetasi Xh. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 2 vjet, 4 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”.