Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj i kthehet Manjas: Urime Ulsi, je përmirësuar. Po ta kishim SPAK-un më herët do ishe në burg për Dosjen 184


Deputeti i PD-së Alibeaj, i cili ka thirrur në interpelancë ministrin e Drejtësisë Manja për Amnistinë Penale, tha se nëse SPAK do ishte ngritur në vitin 2017, ai nuk do kishte pasur mundësi të bënte aministinë pasi do ishte në burg për “Dosjen 184” të zgjedhjeve në Dibër.

“Urime Ulsi, je përmirësuar. Ka një problem nëse do ta kishim SPAK të krijuar në 2017 jam i bindur se kjo Amnisti nuk do kishte kaluar në Kuvend sepse me standartet e SPAK simbole të korrupsionit dhe zyrtarë të lartë që më kërkojnë mua sot interpelancë do ishin në burg. Ju liruat 40 banditë, pyet Berishën. Paske liruar 8, 18, 26, 46. Ndryshe nga ç’betoheshe një muaj më parë. Së dyti e patë që nuk mbajti asgjë për vete. Th e votuat ju e mbani për vete. E kemi peshqesh nga bashkimi një muaj më parë. Nëse do të bëhej në 2017 nuk do e votoje se do ishte te 313. E mban mend dosjen “184” e Dibrës. Kam kërkuar nga SPAK dhe do t’i marr për të kuptuar të vërtetën për Amnistinë. Gënjeshtra e amnistisë u shkëput si maska nga fytyra e Ulsiut dhe atyre që e votuan, SPAK demaskoi qeveritarët sepse 100 të dënuar nga GJKKO përfituan.”