Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës.
Roma ishte duke avancuar sonte me dy gola të Paredes deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes.
Mancini shënoi autogol në minutën e 82-të për 1:2.
Kurse, në minutën e shtatë shtesë, Stanisic shënoi pas asistimit të Granit Xhakës.
Në finale, Bayer Leverkusen do të përballet me Atalantan që e eliminoi Marseillen.
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Atalantas dhe Marseille.
Kjo është ndeshja e dytë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Evropës
Atalanta është kualifikuar për në finalen e madhe të Europa League. Bergamaskët, pas barazimit 1-1 me Marseille në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit triumfuan 3-0.
Lookman realizoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Ruggeri shënoi të dytin në minutën e 52-të. I 3t-i, mban firmën e Toure. Në këtë takim titullar ishte edhe Berat Gjimshiti për italianët, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.