Një atentat ka ndodhur në zonën e Bajronit në Athinë ku humbi jetën një burrë me kombësi shqiptare.
Atentati raportohet se ka ndodhur pak pas orës 21:30 me orën lokale në rrugën “Messolongiou” kur viktima ndodhej në një makinë me një grua.
Papritur një motoçikletë ka kaluar makinën dhe një person ka nxjerrë një armë dhe ka nisur të shtënat në drejtim të automjetit.
Burri ka vdekur nga të shtënat, ndërsa gruaja raportohet se është plagosur lehtë.
Policia greke raporton se burri dhe gruaja janë nga Shqipëria pa u zbardhur ende arsyet e sulmit.
Hetimet për ngjarjen e përgjakshme janë duke u zhvilluar.