Vendosni fjalën kyçe....

Besa Kokëdhima ngjitet në skenën e Eurovizion (Video)


Besa Kokëdhima u ngjit këtë mbrëmje, në skenën e gjysmëfinales së dytë të edicionit të 68-të të Eurosong 2024 që mbahet në Malmo të Suedisë.

Me poezi të Rozana Radit dhe Petrit Sefajt, sillet historia e një zemre të lënduar që rimëkëmbet.

Në versionin e ri në anglisht të titulluar “Titan”, përfshin një serë bashkëpuntorësh krahas Kledi Bahitit (ka bërë muzikën) dhe producentëve ndërkombëtarë si Gia Koka, Serban Casan dhe Alias LJ.

Shqiptarët (apo edhe të huajt) që jetojnë në një nga 37 shtetet pjesëmarrëse në kompeticion, mund të votojnë Besën me kodin 02.

 Në finale, që mbahet në 11 maj, do të kalojnë vetëm 20 shtete (Vendet e gjysmëfinales së parë të 7 majit janë; Serbia, Portugalia, Sllovenia, Lituania, Ukraina, Finlanda, Qiproja, Kroacia, Irlanda dhe Luksemburgu) Këtyre të fundit do t’u bashkohen edhe 5 finalistët e edicionit të kaluar si dhe Suedia, si vend mikpritës.