Vendosni fjalën kyçe....

Eliminimi nga Liga e Kampionëve, bavarezët ndihen të vjedhur: U bë qëllimisht


Eliminimi nga gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve ndaj Realit të Madridit është përjetuar keq nga bavarezët të cilët ndihen të vjedhur nga gjykimi.

Pasi mbrojtësi de Ligt shënoi golin e barazimit në kohën shtesë, ai u anulua nga gjyqtari për pozicion jashtë loje, ndërsa më herët ai i kishte fryrë bilbilit për ndërprerjen e lojës pas një sinjalizimi me flamur nga gjyqtari anësor.

Për shkak të ndalimit të lojës nga gjyqtari polak Szymon Marciniak, skena nuk mund të rishikohej më në VAR. Trajneri Thomas Tuchel shpërtheu në studion sportive të ZDF menjëherë pas bilbilit të fundit teksa tha: “Kjo nuk është më e diçka e diskutueshme, është e qëllimtë.”

“Në këtë situatë ku nuk mund të jesh kurrë i sigurt nëse është jashtë loje, duhet të kesh shumë guxim për të ngritur flamurin epër të ndalur lojën. Të gjithë duhet të luajnë pa gabime dhe gjyqtarët e këtij niveli duhet të bëjnë të njëjtën gjë.”